​Seanca për Gjestin e mbyllur për publikun

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është zhvilluar seanca dëgjimore ndaj këngëtarit, Besart Kelmendit i njohur si Gjesti.

Kjo seancë është mbajtur me dyer të mbyllura dhe kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është vendosja e masës së paraburgimit prej 1 muaj.

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin.

Këngëtari i njohur Gjesti u ndalua të mërkurën dhe dyshohet për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.

Back to top button