Seancë për shkëmbimin e pronave, Rama: Do të ndodh politizim i gjërave nga VV dhe PDK

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mbrëmë në ‘’Click’’ të RTV21 ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në seancën e stome të kuvendit komunal të Prishtinës të thirrur nga PDK-ja dhe VV-ja.
Në këtë seancë temë diskutimi do të jetë anulimi i vendimit të shkëmbimit të pronës komunale “Prishtina e Re” me atë private në Badoc.
Rama deklaroi se ky vendim mund të anulohet nëse merr votat e mjaftueshme, por që shtoi se ‘’është një process paralel gjyqësor’’.
I pari i Prishtinës, tutje tha se në seancën e stome ajo se çka pritet të ndodhë është politizim i gjërave, teksa shtoi se është çështje politike sepse sipas tij, s’ka asnjë arsye me u shfuqizu.
‘’Një proces interesant, aspketi i pronave është një proces që ndodh në çdo séance, asamble për arsye se Prishtina i nevojiten për me shkemby prona per me i shty projektet përpara, sepse kemi shumë prona të cilat konsiderohen me inters publik dhe për këtë arsye duhet me u shkemby me prona tjera për me leju zhvilimin e kryeqytetit’’, tha ndër tjera Rama./21Media