Sejdiu: Kuvendi do të bëhet hisedari i vetëm në dialog me Serbinë

Sot nga ora 14:00 mbahet seanca, LDK e bojkoton

Deputeti i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Sejdiu pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit në një prononcim për media tha se nëse votohet rezoluta, Kuvendi bëhet vendi në të cilën vendoset për platformën, orienton dhe monitoron dialogun me Serbinë.

Sipas Sejdiut, asnjë institucion më nuk do të ketë monopol në dialog dhe i vetmi që do të jetë hisedari, është Kuvendi i Kosovës.

“Ne kemi arritur qëllimin tonë ta kthejmë dialogun në Kuvend”, tha ai.

Sejdiu tha se me këtë rezolutë opozita do të ketë hapësirë të bllokojë çdo gjë që është e keqe për Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, u vendos që seanca e jashtëzakonshme për dialog me Serbinë të mbahet sot nga ora 14:00. Kjo seancë e jashtëzakonshme do të mbahet për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të jetë pjesë e kësaj seance. Këtë e ka konfirmuar pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hotit./21Media

Back to top button