Sejdiu: Procesi i shtetësisë së Kosovës është përmbyllur
Kosova feston ditëlindjen e 11-të
Sot Republika e Kosovës shënon 11-vjetorin e Pavarësisë. E për këtë përvjetor ish -presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i cili ka nënshkruar deklaratën e shtetësisë më 17 shkurt 2008 për RTV21 tha se Pavarësia gjithmonë i vije në mendje si sakrificë.
Sejdiu në një intervistë për RTV21 theksoi se procesi i shtetësisë së Kosvës është përmbyllur, por sipas tij procesi i anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare është diçka tjetër.
Ndërsa, sa i përket kompromiseve politike për një marrëveshje të mundshme me Serbinë, ish-presidenti Sejdiu tha se duhet të pasur kujdes./21Media