Sejdiu uron Pavarësinë, kërkon kujdes të shtuar me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare

Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sejdiu tha se vendi ka arritur të përmbushë ambicien për shtet të lirë.

“Kosova është një përmbushje e ambicieve, e dashurisë apo vullnetit për të mbërrite për t’u demonstruar si shtet i lirë”, deklaroi ai për RTK-në.

Ai ka kërkuar kujdes të shtuar në raport me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare.

“Në dialog të reflektojë interesi i cili kapërcen kufijtë partiak. Nëse një elitë politike kornizohet me kufijtë partiak, është e rrezikshme nëse lihet pjesa tjetër anash, jo për vota por për çështje zhvillimi”, tha ai.

Fatmir Sejdiu, më 17 shkurt të 2008-tës kur u shpall pavarësia ka qenë president i Kosovës.

Back to top button