Sejdiu: Zotohemi me mendje, betohemi me zemër

Edhe nënkryetari i Prishtinës uron e falënderon

Pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajten më 11 qershor edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu falënderoi qytetarët, komisionerët dhe vëzhguesit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Një faleminderit e madhe dhe #meZemër për qytetarët e Republikës! Një faleminderit e madhe dhe #meZemër për mërgatën! Një faleminderit e madhe me #meZemër për komisionerët dhe vëzhguesit që mbrojtën votën! Një faleminderit e madhe me #meZemër për aktivistët që janë zemra e Lëvizjës!”, ka shkruar Sejdiu në “Facebook”.

Ai në fund tha se zotohemi me mendje, betohemi me zemër!/21Media

Back to top button