Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron pritet të vizitojë Shqipërinë

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizitojë Shqipërinë.

Mediat britanike kanë shkruar rreth agjendës së vizitës.

Sipas gazetës “The Sun”, se gjatë kësaj vizite ai, do të “shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”.

Cameron do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve.

Tutje theksohet gjatë udhëtimit të tij, kryediplomati britanik do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar.

Ndërkohë kryeministri britanik, Rishi Sunak, po përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm.

Sunak do të takohet me kancelarin austriak Karl Nehammer në fillim të javës për të bërë presion për veprime më të ashpra për t’i mbrojtur kufijtë e Europës nga kriza e migracionit.

Back to top button