Sekuestrohen 16 mijë e 950 euro
16 mijë e 950 euro sot janë sekuestruar nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë. Lidhur me rastin, është proceduar penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz” , me drejtues shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 16.950 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.”, ka informuar Policia.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?