Sekuestrohen armë dhe municion në Rahovec, një i arrestuar

Policia në Rahovec gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 25 fishekë, një pistoletë me 25 fishekë, një pushkë ajrore dhe një pistoletë për sinjalizim me zë. Kështu ka bërë të ditur në një komunikatë për media Policia Rajonale në Gjakovë.

Ky sekuestrim sipas Policisë erdhi pasi një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari e kishte kanosur.

“Lidhur me ankesën, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, pasi kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar procedura për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button