​Sekuestrohen armë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka kryer sot kontrolle në dy lokacione, në vendbanimet e dy të dyshuarve në Cermjan në Gjakovë.

Gjatë kontrollit në posedim të njërit prej tyre, është gjetur një armë zjarri automatike dhe një pistoletë me 18 fishekë, ndërsa në vendbanimin e të dyshuarit tjetër, është gjetur një armë zjarri e gjatë dhe tre copë fishekë.

Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Veprimet hetimore ndaj këtij rasti, do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Back to top button