​Sekuestrohen mbi 18 kilogramë drogë në Prishtinë

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në luftën e saj kundër drogave ka vazhduar punën dhe angazhimin e saj në zgjerimin e hetimeve lidhur me rastin paraprak të koduar “Peshorja” (ku me datë 29.12.2022 rreth orës 10:45 kishte realizuar operacionin taktik dhe si rezultat ishin arrestuar tre persona të dyshuar dhe ishin konfiskuar 1 kg 214.75 gr. substancë e dyshuar narkotikë), dhe sot gjatë zbatimit të masave të veçanta të autorizuar edhe nga Prokuroria dhe Gjykata Themelore në Prishtinë është ndaluar vetura Golf 3 me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (V.K; 1982) dhe gjatë kontrollit është gjetur substance e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me Urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Prishtinë është realizuar një operacion kontrolli në dy shtëpi në Prishtinë dhe një shtëpi në Barilevë, KK-Prishtinë.

Në lokacionin e parë gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

  • (18 kg 300 gr.) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
  • (1) veturë me targa vendore.
  • (1) telefon

Gjatë kontrollit të shtëpive, dy persona tjerë të dyshuar me iniciale (V.K; 1994 dhe S.S; 1979) nuk kanë qenë në shtëpi dhe të njëjtëve u është lënë ftesa për lajmërim në Polici.

Në realizim të këtij operacioni policor antidroga në Prishtinë është mbështetur edhe nga Njësia K9 dhe Njësia e Krim Teknikes Regjionale-Prishtinë.

Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit tani më të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa hetime nga antidroga e Policisë së Kosovës janë në proces lidhur me rastin./21Media

Back to top button