Sekuestrohen mbi 2 kilogramë substancë narkotike në Prishtinë, arrestohen pesë persona

(Lajm i përditësuar)


Sekuestrohen mbi 2 kilogramë substancë narkotike në Prishtinë, arrestohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Njësinë e Antidrogës së Policisë së Kosovës, kanë realizuar një aksion në lagjen Veternik të Prishtinës, ku gjatë këtij operacioni kanë sekuestruar mbi 2 kilogramë substancë narkotike.

Prokuroria Themelore është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, si dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Kosovapress se aksioni ka nisur sot nga ora 15:00 në lagjen Veternik të Prishtinës, deri tani në pranga kanë përfunduar 5 persona.

“Sot, më 22.04.2025, nga ora 15:00, Policia e Kosovës, konkretisht antidroga e PK-së ka filluar një aksion taktik i koduar me emrin “TAKIMI”në kuadër të një mase të veçantë hetimore. Është sekuestruar sasi e kokainës, armë te zjarrit, vetura dhe prova të tjera materiale. Pesë persona të dyshuar janë arrestuar deri ne kete fazë, ndërsa operacioni i bastisjeve eshte duke vazhduar ende në disa lokacione”, thekson Hoxha.

Ai ka thënë po ashtu se pas realizimit të plotë të operacionit policor dhe hetimeve ne koordinim me prokurorinë, do të ketë detaje dhe rezultate tjera.


Sekuestrohen mbi dy kilogramë substancë narkotike në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Antidrogës së Policisë, ka realizuar operacion të suksesshëm të martën në lagjen “Veternik” të kryeqytetit, ku janë sekuestruar mbi dy kilogramë substancë narkotike.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë ende në zhvillim.

Prokuroria ka bërë të ditur se po punohet intensivisht për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Autoritetet premtojnë se veprime të tilla do të vazhdojnë, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike.

Back to top button