Sekuestrohen mbi 3 mijë pako me cigare në Gjakovë

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre mijë e dyqind e pesëdhjetë (3250) pako cigare, gjatë ditës së sotme në Gjakovë.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se me datën 29 qershor 2024, reth ores 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet Skoda me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L., mashkull i moshës madhore.

“Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi prej tre mijë e dyqind e pesëdhjetë (3250) pako cigare. Prej të cilave 1500 pako të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Winston. Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara”, thuhet në komunikatë për media.

Tutje bëhet e ditur se lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit Doganorë të Kosovës për procedurë të mëtejme./21Media

Back to top button