​Sekuestrohen monedha të dyshuara të falsifikuara në Prishtinë

Në kryeqytet është raportuar një rast i dyshuar për falsifikim të parasë, që përfshin monedha metalike.

Sipas raportit ditor të policisë, thuhet se rasti është raportuar monedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim të mëtejshëm.

“Prishtinë / 30.11.2025 – 10:22. Është raportuar për monedha metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin, prokurori kompetent është njoftuar, kurse hetimet po vazhdojnë për të identifikuar origjinën e monedhave dhe personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Back to top button