Sekuestrohen rreth 20 kilogramë kanabis

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë finalizuar operacioni e koduar “Home”.
Policia e Shtetit ka sekuestruar rreth 20 kilogramë kanabis në Fushë Krujë dhe ka arrestuar të dyshuarin E.M., 41 vjeçar.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 20 kilogramë kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button