Sekuestrohen rreth 7 kg marihuanë në Merdar, arrestohet një person

Janë sekuestruar rreth 7 kilogramë substancë narkotike e dyshuar për marihuanë në pikën kufitare në Merdar, gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja.
Lidhur me rastin është arrestuar një person.
Policia njofton se vlera e substancës narkotike të gjetur është rreth 35 mijë euro.
Në cilësinë e provave pas kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e ndarë në 24 paketime, katër vetura, një telefon, nëntë paketime me qese plastike, dy rollne plastike, dy aparate për vakum dhe dy peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.