Kaloni te përmbajtja kryesore

Sekuestrohet kokainë në vlerë prej 10 mijë eurove në Graçanicë

Është arrestuar një person në Graçanicë me dyshim për gjetjen e substancave narkotike të llojit kokainë. Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se vlera e substancës narkotike është rreth 10.000 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar taksist, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij të punës (taksi) i është gjetur dhe sekuestruar 110 gram substancë narkotike e llojit kokainë, një veturë, 200 euro dhe një telefon mobil. Vlera e substancës narkotike është rreth 10.000 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button