Sekuestrohet një AK 47, i dyshuari në liri
Një burrë dyshohet se ka shtënë me pushkë automatike AK 47 nga vetura në lëvizje në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.
I njëjti sot është identifikuar dhe i është sekuestruar arma me dy fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari një ditë më parë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. Sh., 41 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Zahiti.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje./21Media