Sekuestrohet një armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë

Sot rreth orës 13:00, nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë të Rajonit të Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe janë sekuestruar një armë zjarri, pesë fishekë dhe një thikë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se sekuestrimi është kryer në rrugën “B”, kur personi është ndaluar nga policia në një pikë kontrolli, për një kontrollë rutinore.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button