Sekuestrohet një armë zjarri

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët policor të Njësisë për Reagim të Shpejtë kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë, një revole të tipit, TT, si dhe nëntë copë fishekë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

”Sekuestrimi rezultoi pas  ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë veturës dhe  drejtuesit të saj në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.   Ndaj të dyshuarit, S. H, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,   me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor Podujevë iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej”, tha Borovci./21Media

Back to top button