Kaloni te përmbajtja kryesore

Sekuestrohet sasi e madhe e drogës në veri

Aksioni i Policisë ka ardhur pas vëzhgimit të situatës për rreth një muaj

Një sasi prej rreth 4 mijë rrënjë të bimës marihuanë të mbjellura në një parcelë në fshatin Llozhishte të komunës së Zveçanit, janë sekuestruar të mërkurën nga Njësiti anti-drogë i Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur burime të KP.

Sipas këtyre burimeve aksioni i Policisë ka ardhur pas vëzhgimit të situatës për rreth një muaj nga ana e Policisë e cila kishte instaluar kamera në atë lokacion.

“Pamjet kanë mundësuar identifikimin e kultivuesve të kësaj droge, ndërsa Policia është në kërkim të tyre”, kanë thënë burimet, duke shtuar se bimët janë shkatërruar plotësisht

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button