Kaloni te përmbajtja kryesore

Sela: Neve na vranë më 27 prill

Sela tha se së pari do të kërkojë përgjegjësi politike, për rastin Sopoti, Monstra dhe vrasjen e Harun Aliut

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela sot në konferencën për media tha “Më 27-të prill neve na vranë”.

Ai tha se më 27-të prill pati atentat ndaj nevojave të shqiptareve, atentat ndaj artikulimit të nevojave që LR-PDSH i ka paraqitur gjatë gjithë kohës.

Në pyetjen se a do të jetë pjesë e qeverisë së re, lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela tha se ai do të jetë pjesë e ndryshimeve dhe se nuk ka rëndësi se a do të marrë poste ministrore ose jo.

Sela tha se do ta votojë qeverisjen e re, ndërsa brenda 100 ditëve do ta shqyrtojë atë votë.

Sela tha se para se të kërkoj përgjgjësi politike për 27 prillin, ai së pari do të kërkojë përgjegjësi politike, për rastin Sopoti, Monstra dhe vrasjen e Harun Aliut./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button