Selatin Novosella nderohet me urdhrin “Hasan Prishtina”

 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina” veprimtarin e njohur Selatin Novosella.

Thaçi tha se Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në ngjarje me rëndësi historike për Kosovën.

“Në 75 vjetorin e lindjes dhe 55 vjetorin e veprimtarisë politike atdhetare, veprimtarin e njohur Selatin Novosella e dekorova me urdhrin “Hasan Prishtina”. Në këto pesë dekada, Selatin Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën. Republika e Kosovës dhe gjeneratat e ardhshme do u jenë mirënjohëse përjetësisht të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në rrugëtimin tonë të gjatë për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Në 75 vjetorin e lindjes dhe 55 vjetorin e veprimtarisë politike atdhetare, veprimtarin e njohur Selatin Novosella e…

Posted by Hashim Thaçi on Thursday, 20 August 2020

Back to top button