Selimi: Vjosa Osmani po e përfundon mandatin e saj ashtu siç e filloi, nën hijen e Albin Kurtit

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka reaguar pas shpalljes së zgjedhjeve.
Ai ka adresuar kritika për Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin duke thënë se është nën hijene Albin Kurtit.
“ Presidentja në largim Osmani e përfundon mandatin e saj ashtu siç e filloi: një figurë e zbehtë politike e lënë në hije nga vendimmarrësi i vërtetë Albin Kurti, pa rezultate reale dhe me një rekord të politikave për interes personal., ndërsa Kosova përballet me krizën më të keqe të kostos së jetesës dhe izolimin e saj më të thellë në dekada”, ka shkruar Selimi./21Media