Selmanaj kërkon që Nagavci të shkarkohet

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi që sipas tij,  MASHT-i e ka shkelur Kushtetutën,.

“Ne e kemi Qeverinë Kurti e cila për një vit të qeverisjes po e përfshijë edhe Kurti 1, katër herë është shkelëse e Kushtetutës. Dy herë në Qeverinë Kurti I dhe dy herë tash, një me KPMSHC-në dhe tash me MASHT-in. MASHT-i i ka dërguar letër Kushtetueses ku i ka kërkuar prova se si ka ardhur deri te ky vendim. As vendet që nuk kanë lidhje me demokracinë nuk e bëjnë këtë, kjo është skandaloze. Ne ju bëjmë thirrje jo vetëm si akt moral por si shkelëse e Kushtetutës, ministrja Nagavci të shkarkohet menjëherë”, ka thënë ai ndër tjera./21Media
Back to top button