Selmanaj: Qeverinë e rrëzoi Veseli për postin e kryeministrit!

Selmanaj ka thënë se  çështja e demarkacioni nuk e ka rrëzuar Qeverinë

Analisti, Driton Selmanaj në “Click” të RTV21 ka thënë se Qeverinë e ka rrëzuar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli për ta marrë postin e kryeministrit dhe jo çështja e demarkacioni, shkruan rtv21.tv

Selmanaj tha se mezi spo pret që të shkohet në zgjedhje dhe të formohet Qeveria, për ta parë se si do të jetë qasja e Qeverisë së re për çështjen e demarkacionit.

Analisti po ashtu tha se klasa politike në vend është përgjegjëse për mos liberalizimin e vizave në vend./21Media

Back to top button