Selvija jep lajmin e mirë për trashëgiminë muzikore të Shpat Kasapit

Një nderim i veçantë ka ardhur për këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi, shtëpia muzikore “Medium Music Publishing” ka vendosur ta përfshijë artistin në rrethin e të pavdekshmëve, duke nderuar kontributin e tij në muzikën shqiptare. Në dedikimin e publikuar, ata theksojnë se zëri dhe këngët e Shpatit do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën e publikut.
“Ndonëse ai nuk është më me ne, zëri i tij vazhdon të jetojë përmes këngëve, performancave dhe kujtimeve që la pas,” thuhet në njoftimin e tyre Ky gjest preku edhe bashkëshorten e tij, Selvijen, e cila falënderoi publikisht për ruajtjen e trashëgimisë artistike të këngëtarit.
“Faleminderit për ruajtjen e trashëgimisë artistike të Shpatit. Mirënjohëse pafund”, u shpreh ajo./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?