Selvije Jao prek zemrat me urimin për ditëlindjen e të birit

Sot shënon ditëlindjen Roeli, djali i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi.
Me këtë rast, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, ku ka uruar të birin duke vënë në pah mungesën e babait.
Ajo shkruan se do të donte që Shpati të ishte pranë Roelit, me duart plot dhurata, por fati deshi që këtë përvjetor ai ta festojë duke parë vetëm fotografinë e të atit.
Në fund të mesazhit, Selvija i premton të birit se do të jetë gjithmonë krahu i tij i fortë në çdo hap të jetës. “Biri im, mami është këtu për të të dashur dyfish dhe për të të mbajtur fort”, shprehet ajo, duke shtuar se beson se Shpati e mbron dhe e do të birin nga qielli./21Media