Senati amerikan miraton afro 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot ka miratuar afro 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën – paketa më e madhe e ndihmës që nga nisja e luftës së Rusisë.
Ajo përfshin ndihmën ushtarake, ekonomike dhe humanitare dhe u votua me 86 pro dhe 11 kundër.
Projektligji synon të lirojë një injeksion fondesh të nevojshme urgjentisht. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin kishin paralajmëruar më parë se fondet e autorizuara për dërgimin e armëve në Ukrainë do të mbaronin sot dhe projektligji ishte vonuar në Senat.
Ajo përfshin:
6 miliardë dollarë për ndihmën e sigurisë, duke përfshirë trajnimin, pajisjet, armët dhe mbështetjen
8.7 miliardë dollarë për të rimbushur stoqet e pajisjeve amerikane të dërguara në Ukrainë
3.9 miliardë dollarë për operacionet e Komandës Evropiane
9 miliardë dollarë për një fond mbështetjeje ekonomike për Ukrainën.
5 miliardë dollarë për të trajtuar pasigurinë ushqimore globale, shkruan BBC.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përshëndeti ndihmën nga ShBA.
Në një tweet, ai e quajti miratimin e Senatit për 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën “një kontribut të rëndësishëm për rivendosjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë, Evropë dhe botë./21Media

Back to top button