Senatori McCain viziton Manastirin e Graçanicës
Senatori Amerikan, John McCain pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar edhe Manastirin në Graçanicë.
“Sot, senatori McCain pas takimit me presidentin Thaçi ku u nderua me Urdhrin e Lirisë, vizitoi Manastirin e Graçanicës, për të parë disa nga pasuritë kulturore të ndryshme të Kosovës dhe u ndal në Soma Book Station për makiaton e famshme të Kosovës”, thuhet në një postim të Ambasadës Amerikane në Prishtinë në Facebook.
Ndryshe senatori amerikan nga dita e djeshme është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë dhe dje ai mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës.