Senatori Peters: Një marrëdhënie e fortë SHBA-Kosovë, thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan

Senatori amerikan nga Michigani, Gary Peters ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Peters në një postim në platformën “X” të njohur më parë si “Twitter” shkruan se një marrëdhënie e fortë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon.

“Më vjen mirë që u takova me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Një marrëdhënie e fortë midis dy kombeve tona është thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon”, shkruan ai.

Ndryshe, disa javë më parë bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Senatin e SHBA-ve, senatorja Joni Ernst (republikane nga Iowa) dhe senatori Gary Peters (demokrat nga Michigan) i kanë drejtuar letër Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, edhe për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë atje.

Back to top button