Senegali në finale të Kupës së Afrikës

 
Senegali është finalisti i parë i Kupës së Afrikës.
Ata kanë triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Burkina Fasos në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën.
Të katër golat e ndeshjes u realizuan në fraksionin e dytë të ndeshjes. Golin e parë për Senegalin e realizoi Diallo në minutën e 70’ i cili u pasua me golin e Gueye i cili shënoi për 2-0 gjashtë minuta më vonë.
Burkina Faso reagoi duke e ngushtuar epërsinë në 2-1 në minutën e 82’ me golin e Toures, por Sadio Mane e riktheu avantazhin prej dy golash me golin e tij në minutën e 87’ dhe kështu vulosi rezultatin final të ndeshjes dje fitoren e madhe të Senegalit.
Gjysmëfinalja tjetër është ajo ndërmjet Kamerunit dhe Egjiptit e cila zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00.

Back to top button