Kaloni te përmbajtja kryesore

Serbët e Kosovës i frikësohen idesë për korrigjimin e kufijve

Kërkohet të hiqet dorë nga ideja për ndryshim të kufijve

Ideja për korrigjimin e kufijve i ka frikësuar serbët që jetojnë në Kosovë. Kështu u tha gjatë publikimit të hulumtimi të Komitetit të Helsinkit, i cili flet për jetën dhe pritjet e serbëve në Kosovë.

Në këtë prezantim u bë thirrje që të hiqet dorë nga ideja e korrgjimit të kufijve ndërsa nga ana e Serbisë është kërkuar të njihet realiteti i Kosovës si shtet i pavarur me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për serbët në Kosovë u rekomandua një dialog i Qeverisë së Kosovës me komunitetin serb./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button