Serbët nga Kosova sërish drejt Serbisë për Vuçiqin
Një grup serbësh nga Kosova janë nisur sot drejt Beogradit dhe, siç raportojnë mediat, në këmbë nga Rudnica.
Ashtu si në vitin 2019, e më pas edhe në vitin 2023, synimi i tyre, thonë ata, është të mbështesin presidentin e Serbisë dhe të marrin pjesë në tubimin e tij më 12 prill.
Mediat serbe raportuan se një grup serbësh, rreth 200 prej tyre, janë nisur drejt Beogradit këtë mëngjes.
Në videot e publikuara shfaqen serbët me flamujt e Serbisë dhe pankarta kundër shtetit të Kosovës.
Tubimi ku marrin pjesë serbët nga Kosova po mbahet me rastin e prezantimit të “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”, të cilën e ka paralajmëruar Vuçiq.
Lista Serbe e përkrahu themelimin e kësaj lëvizjeje. Këtë e kanë bërë, siç kanë thënë ata, “në emër të popullit serb në Kosovë”, më 23 mars, pra menjëherë pasi Vuçiq ka mbajtur mbledhjen iniciative të kësaj lëvizjeje.
Presidenti serb tha se takimi i ardhshëm do të jetë një tubim i “njerëzve të lirë më të mëdhenj se Gazimestani i vitit 1989, sepse njerëzit janë “të ngopur”.
Vuçiq së fundi ftoi qytetarët që të vijnë në Beograd më 12 prill në orën 19:00.
Kjo nuk është hera e parë që serbët nga Kosova për të shprehur mbështetjen e tyre për presidentin e Serbisë.
Më 17 maj 2023, një grup serbësh nga Leposaviqi, Mitrovica e Kosovës u nisën në këmbë për në Beograd, për të marrë pjesë në një tubim tjetër të Vuçiq- “Tubimi i Shpresës”. /kp