​Serbët protestojnë kundër shkatërrimit të monumenteve fetare në Zubin Potok

(Lajm i përditësuar)


Me simbole fetare në duar e me brohoritje qytetarë serbë në Zubin Potok po protestojnë për siç thonë “kundër shkatërrimin e objekteve fetare”.

Ata kanë thënë se se disa monumente fetare, janë dëmtuar në atë pjesë dhe përmes kësaj proteste kërkojnë ndihmën e Policisë për ndriçimin e rastit.

Ata protestën e filluan para stacionit policor në Zubin Potok, për të vazhduar pastaj në kishën e këtij qyteti ku ndezën qirinj.

Protesta e cila bllokoi vetëm një korsi të magjistrales Zubim Potok – Bërnjak, ka zgjatur rreth 40 minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa, është vëzhguar nga afër prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në numër më të madh se rëndom.


Sot është paralajmëruar protestë në Zubin Potok nga ana e qytetarëve serbë që jetojnë në veri.

Kjo protestë pritet të fillojë në ora 11:00.

Nuk dihet arsyeja dhe nuk u dhanë detaje shtesë rreth kësaj proteste.

 

Back to top button