Serbët sot nisin bllokimin e kufirit me Kosovën, kërkohet reagim i faktorit ndërkombëtar

Pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshillit Organizativ për Bllokada” në Serbi, për bllokim të rrugëve që çojnë drejt pikave kufitare më Kosovën, reagoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Kjo qendër u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe mërgimtarëve që t’i shmangin pikëkalimet kufitare me Serbinë.
“Autoritetet kompetente të RKS në bashkëpunim me partnerët, i kanë marrë të gjitha veprimet për menaxhim të situatës së paralajmëruar dhe ju inkurajojnë që të ndiqni me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informoheni vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”.
Thirrje për shmangie të pikëkalimeve kufitare me Serbinë, një ditë më parë bëri edhe Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Këshilli Organizativ për Bllokada në Serbi, ka paralajmëruar se bllokada e pikave kufitare do të zgjasë derisa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu i vendit.
Zëvendëskryesuesi i Komisionit parlamentar për çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes nga LVV-, Enver Dugolli, thotë se bllokimet e tilla të kufijve me qëllim destabilizimi janë të papranueshme. Sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet të reagojë ndaj veprimeve të tilla.
“Bllokadat edhe matanë kufirit s’janë në dobi të qytetarëve. Prandaj ju themi të heqin dorë dhe mos të bëjnë veprime të tilla .Grupet e caktuara që janë të lidhura me banda kriminale të Radoiciqit ato po shihet se s’kanë hequr dore dhe s’po heqin por mundësitë për destabilzim apo tensionim e situata të ngjashme me vitet e kaluara një gjë tillë s’do lejohet sepse organet e shtetit do të intervenojnë me kohë..Faktori ndërkombëtarë të jetë i vëmendshëm dhe të shtrijë ndikimin e saj tek Serbi për shkak se prapa këtyre grupeve qëndron Serbia”, tha Dugolli për rtv21
Se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë ndaj çdo veprimi për bllokim të pikave kufitare e thotë edhe njohësi i sigurisë Nuredin Ibishi. Sipas tij, një veprim e tillë mund të shkaktojë tensione mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mund të krijoj një situatë të re të sigurisë në pamundësi të bëhen bllokada të brendshme atëherë bëhen të jashtme të kufirit dhe aho krijon një tension te ri mes shteteve në kuptim të lëvizjes së lirë të automjeteve njerëzve mallrave mendon që faktori ndërkombëtar të reagojë në këto raste. Kjo forme autoritare e marrjes së vendimeve duke ber kufizimin e lëvizjes dhe shkeljen e të drejtave. Duhet te shtihet prezenca mund te ketë mundësi përtej asaj që të përshkallëzohet nëse s’ka ndonjë efekt ata si e shohin parashofin”, tha ibishi
Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare me Kosovën, vjen pak ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllen pesë komuna paralele serbe në veri të vendit.
Ndaj këtij paralajmërimi ka reaguar KFOR-i duke thënë se është e rëndësishme të shmangen veprime që mund të krijojnë tensione të panevojshme.. Policia e Kosovës ndërkaq ka bërë të ditur se janë të përgatitur për çfarëdo situate./RTV21/21Media