Serbët sot votojnë pro ose kundër referendumit

Dje Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) ka njoftuar se ka marrë vendim për mënyrën se si votuesit nga Kosova do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.
Serbët nga Kosova do të votojnë në katër qytete në Serbinë qendrore, përkatësisht në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.
Qendrat e votimit janë hapur nga ora 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00, shkruan Kossev.
Ndërkaq, dje në Kosovë u mbajt seancë e jashtëzakonshme në lidhje me këtë referendum, seancë kjo e cila përfundoi me miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.
76 deputetë votuan pro kësaj rezolute, asnjë nuk ishte kundër dhe një abstenoi.
Draft-rezoluta u propozua nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila derisa e njëjta më pas u harmonizua edhe me grupet parlamentare të LDK-së, AAK-së dhe Grupit Multietnik./21Media

Back to top button