Serbët vendosen barrikadë të re në rrugën për në Jarinje

Sot është dita e tretë prej që  dy rrugë nacionale, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat e Serbisë.
Nga Jarinja ekipi i RTV21 raportoi se serbët sot kanë vendosur barrikadë të re në këtë rrugë, ku si pasojë i bllokuar ka mbetur një grup i njësisë speciale të Kosovës .
/
Kosova ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë, pas skadimit të marrëveshjes së Brukselit, më 15 shtator. Sipas vendimit, të gjitha automjetet e Serbisë duhet të marrin targa kalimtare gjatë kalimit në Kosovë, e cila po kundërshtohet nga Beogradi zyrtar./21Media 

Back to top button