Kaloni te përmbajtja kryesore

Serbi tentoi të hyjë në Kosovë me testin që e falsifikoi vetë në shtëpi

Zyrtarët policorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, sot në mëngjes kanë ndaluar një shtetas të Serbisë në vijën e dytë për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti.
Shtetasi serb A.D., (viti i lindjes 2001), ka prezantuar tek autoritetet policore një dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, që mban datën 06.09.2021, i lëshuar në Novi Pazar. Gjatë bisedës me personin në fjalë, ka pranuar se testi është i falsifikuar dhe se të njëjtin e ka ‘punuar’ vetë në shtëpinë e tij.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’.
Dokumenti është konfiskuar nga ana e policisë, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt, dhe i dyshuari është kthyer për në Serbi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button