“Serbia – fqinji më i keq që një shtet mund ta paramendojë!”
Në emisionin “Argument Plus”, sonte e ftuar ishte kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila
Ajo foli për procesin e dialogut, dhe për refuzimin e Serbisë që të vazhdojë dialogun përderisa taksa është në fuqi. Kusari-Lila e cilësoi Serbinë si “fqinji më i keq që ka mund ta dëshirojë ose ta projektojë ose ta paramendojë një vend”, shkruan rtv21.tv.
Sipas saj raportet me Serbinë nuk janë të lehta, e kjo është një gjë që dihet për dekada të tëra.
Kusari-Lila gjithashtu shtoi se është mençuri që të ruhen partneritetet pa të cilët nuk do të kishte Kosovë./21Media