Serbia nuk i lejon ekipet e Kosovës të kalojnë kufirin
Kombëtarja e Kosovës do të ketë dy ekipe përfaqësuese në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë për grupmoshën U20 që do të zhvillohet në Rumani me Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu e drejtuar nga trajnerja Vildane Jashari, në konkurrencën e femrave, dhe Erion Bajrami, Albi Macula, të drejtuar nga Faton Mustafa, te meshkujt.
Gjatë rrugës, ekipet kosovare Serbia nuk i lejoi ekipet të kalonin kufirin, derisa “Dardanët” u detyruan të marrin rrugën nga Bullgaria për të arritur në destinacionin respektiv.
“Ekipet nisën rrugëtimin për në Rumani natën e mbrëmshme, pasi iu urua fat dhe suksese nga krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).Kontigjenti kosovar u detyrua të ndërronte itinearin e udhëtimit, pasi Serbia nuk lejoi ekipet dhe stafin teknik të kalonin kufirin, derisa “Dardanët” u detyruan të marrin rrugën nga Bullgaria për të arritur në destinacionin respektiv”, thuhet në njoftimin e Federatës së Volejbollit./21Media