Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Njohësi i sigurisë, Agim Musliu ka deklaruar se Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga terroristi serb Milan Radojçiq po i edukon të rinjtë me urrejtje dhe nacionalizëm të verbër.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se këto thirrje që dëgjohen në mes qytetit janë frikësim për shqiptarët që jetojnë aty.

“Kur në mes të qytetit dëgjohen thirrje si: “Kosova është zemra e Serbisë”, “Vidovdani”, “Uaa shqiptarë”,“Oj Kosovë, zemra e Milloshit”, kjo nuk është festë por provokim”, ka shkruar Musliu.

Ndër të tjera ai tha se institucionet e Kosovës duhet të ndalojnë këtë normalizim të urrejtjes. /21Media

Festimet e maturantëve në veri, deklarohet policia: Kishte provokime, por policia ndërhyri menjëherë

Sveçla thotë se maturantët në veri bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat

Back to top button