Serdar Ortaç në Kosovë, do mbajë dy koncerte

Ka mbetur vetëm edhe një ditë nga performanca live e këngëtarit të njohur turk, Serdar Ortaç në Kosovë.

Krijuesi i shumë hiteve në Turqi dhe jo vetëm, në Kosovë do vijë me ekipen e tij të përbërë nga 18 persona. Kështu për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur Kompozitori i njohur shqiptar, Florent Boshnjaku.

“Koncerti mbahet me daten 3-4 është komplet live me një ekip prej 18 personave nga Turqia . Pra mbahen 2 koncerte”, ka thënë Boshnjaku. .

Sipas Boshnjakut, duke u bazuar në famen e Serdarit 3 dhe 4 qershori do jenë dy mbrëmje të mira nën tingujt e muzikë së veçantë të Serdarit.


Koncertet e Serdati do mbahen në Klan Arena. Kujtojmë se, Serdari dha qindra koncerte në Turqi dhe vende të ndryshme të botës.
Gjatë karrierës, Serdari mori këto çmime:
1994 Kral TV Video Music Awards – Artisti më i mirë Breaking
1997 Milliyet Kënga më popullore e vitit – Sulltan
1999 Hürriyet Golden Butterfly – Artisti më i suksesshëm i vitit.
2000 Kral TV Video Music Awards – Pop Music Artisti më i mirë mashkull
2003 Oscars Radio dhe TV – Programi më i mirë i shfaqjeve: Të gjithë së bashku me Serdar Ortaç
2005 Kral TV Video Music Awards Music Pop Artisti më i mirë mashkull
2006 Kral TV Video Music Awards Klip i vitit  “Gitme”.
Golden Butterfly Award Pop Music Artisti më i Mirë Mashkull – Kënga e Vitit “Dancer”
2007 MÜ-YAP Music Awards Albumi më i shitur i vitit  “Mesafe”
2009 Golden Butterfly Çmimi më i mirë mashkull Pop
Kral TV Video Music Awards Pop Music Artisti më i mirë Mashkull – Çmimi Diamanti i Shitjeve Dixhitale
2010 Çmimet Kral TV Video Muzikë Kral Tv&Kral FM Çmimi Special-Artisti më i luajtur në radio
2011 Balkanika TV – çmimet Ballkanike Artisti më i mirë mashkull i vitit Çmimi
2012 Kral TV Video Music Artisti më i luajtur në Radio
Balkanika TV – Balkan Awards Çmimi Artisti më i Mirë i Vitit – Çmimi i Projektit të Vitit
Serdari është bashkëpuntor i pandashem i këngëtarit Ibrahim Tatlises./21Media

 

Back to top button