Kaloni te përmbajtja kryesore

Sergio Busquets transferohet në Inter Miami

Futbollisti legjendar spanjoll Sergio Busquets i është bashkuar Inter Miamit, njoftoi klubi amerikan, transmeton Anadolu.

Mesfushori 35-vjeçar do të qëndrojë me skuadrën e ligës së parë amerikane “MLS” për dy vjet.

“Kjo është një mundësi e veçantë dhe emocionuese që jam shumë i emocionuar ta shfrytëzoj. Mezi po pres këtë hap tjetër në karrierën time me Inter Miamin”, ka thënë Busquets.

“Më bëri përshtypje klubi kur erdha me Barcelonën vitin e kaluar, dhe tani jam i lumtur dhe i gatshëm ta përfaqësoj vetë klubin. Mezi pres të ndihmoj për të sjellë suksesin për të cilin përpiqet ky klub ambicioz”, ka shtuar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button