Sërish është shtyrë rikthimi i Barcelonës në “Camp Nou”

Kampioni i Spanjës në futboll, Barcelona njoftoi se rikthimi në stadiumin “Camp Nou” nuk do të ndodhë në fillim të gushtit, ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, përcjell TV21. Kjo është një tjetër shtyrje e rikthimit të klubit në shtëpinë e vet, pasi edhe pas rinovimit, ende nuk janë përmbushur të gjitha kushtet që mundësojnë të luhet futboll në “Camp Nou”.
Barcelona ende nuk ka shpallur zyrtarisht datë të re për rikthimin në stadiumin legjendar, por ka gjasa që kjo të ndodhë në xhiron e katërt të sezonit të ri në La Liga, kur katalanasit do të presin Valencian, më 13 ose 14 tetor. Në tre xhirot e para të sezonit të ri, Barcelona do të luajë si mysafire kundër Mallorcas, Levantes dhe Rayo Vallecanos.
Kapaciteti i stadiumit, në fazën fillestare të rikthimit, do të jetë i kufizuar në rreth 60.000 ulëse, derisa punimet të përfundojnë plotësisht gjatë verës së ardhshme, kur kapaciteti do të arrijë në 105.000 vende, sipas planifikimeve.
Vlera e përgjithshme e projektit për rinovimin e “Camp Nou”-s kap shifrën e rreth 1.5 miliardë eurove.