Sërish shpërthime në afërsi të Kievit

Shpërthime janë dëgjuar sërish në afërsi të Kievit mëngjesin e sotëm.
Korrespondentja e BBC-së, Lyse Doucet tha se dita filloi me vajtimin e sirenave të sulmit ajror, të ndjekur nga bombardimet e forta nga periferitë e qytetit që ajo mund t’i ndjente në qendër të kryeqytetit, transmeton rtv21.tv.
Dhe Jeremy Bowen, i cili është gjithashtu në Kiev, postoi në Twitter se “shumë tinguj artilerie po gjëmonin nga skaji i qytetit në qendër”.
Ai tha se është e paqartë nëse shpërthimet janë ruse apo ukrainase apo të dyja.


Dje, pas bisedimeve, Rusia tha se synonte të reduktonte operacionet pranë kryeqytetit – një premtim që shumë liderë perëndimorë thanë se duhet të trajtohet me kujdes./21Media

Back to top button