Sërish vetaksidentohen policët në veri, tre të lënduar

Tre zyrtarë policorë janë lënduar nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën veriore, Veton Elshani. Ai ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur pak para orës 08:00 të mëngjesit.

“Aksident në Varage, Zubin Potok. një veturë e policisë e vetaksidentuar. Tre policë të lënduar lehtë”, ka thënë Elshani./21Media

Back to top button