Sërish vrimë në rrugën në dalje të Dibrës!
Një vrimë e madhe dhe e thellë është paraqitur në mes të rrugës në dalje të Dibrës.
Qytetarë të shumtë janë ankuar në redaksinë e TV21, duke shprehur shqetësimin për pasigurinë që e ndjenë qarku qarkullimit në këtë aks rrugor që çon për në Mavrovë.
Komunikacioni është zhvilluar në një drejtim deri pak minutash.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme Ohër kanë deklaruar se vrima është paraqitur si pasojë e reshjeve të dendura.
“Po, është e vërtetë, është paraqitur edhe një vrimë.
Pse ndodh kjo?
Për shkak të reshjeve të dendura”, kanë thënë nga SPB Ohër, transmeton TV21.
Edhe kohë më parë ishte paraqitur një vrimë dhe nga SPB Ohër kanë vlerësuar se konfiguracioni rrugës është e njëjtë në të dy vendet ku janë paraqitur vrimat.
Tashmë është sanuar rruga dhe komunikacioni i është rikthyer normalitetit./21Media