Sevilla dhe Isco ndajnë rrugët

Ish-ylli i Real Madridit, Isco ka pranuar të ndërpresë kontratën e tij me Sevillan, duke shkurtuar një marrëveshje që supozohej të zgjaste deri në vitin 2024.
Sevilla ka ndarë rrugët me mesfushorin sulmues, sipas raportimeve nga Marca.
30-vjeçari ka parë zvogëlimin e rolit të tij pasi ish-menaxheri Julen Lopetegui – i cili inkurajoi Iscon të nënshkruante si agjent i lirë pas largimit të tij nga Real Madrid – u shkarkua në fillim të tetorit.
Kontrata e Iscos, e cila do të skadonte deri në vitin 2024, do të ndërpritet menjëherë.
Isco kishte një marrëdhënie publikisht të ftohtë me drejtorin e futbollit Monchi dhe po stërvitej vetëm – thuhet për shkak të një problemi në kyçin e këmbës – para pushimit të Kupës së Botës.
Marca fillimisht raportoi se të dy palët po kërkonin një rrugë daljeje në mes të nëntorit.
Isco shijoi një fillim të shkëlqyer të karrierës së tij, duke luajtur për Malagën dhe Real Madridin midis 2012-2017.
Megjithatë, dëmtimet dhe forma e dobët e bën atë të humbasë favorin e trajnerit të Madridit, Carlo Ancelotti, dhe Isco u largua nga Santiago Bernabeu pas një qëndrimi nëntë-vjeçar./21Media

Back to top button