Sezoni i ri e Tottenhami i vjetër, barazon me Brentfordin

Skuadra e Tottenhamit dhe ajo e Brentfordit e kanë nisur sezonin e ri të Premier Ligës me barazim.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Brentford Community”, Tottenhami ka barazuar 2:2 si mysafir me Brentfordin.
Golat për Tottenhamin i shënon Christian Romero (minuta e 11’) dhe Emerson Royal (minuta e 45+5’), kurse te Brentfordi golashënues ishin Bryan Mbeumo (minuta e 26’) dhe Yoane Wissa (minuta e 36’).
Tottenhami e nis epokën e re me trajnerin Ange Postecoglou e pa Harry Kane me barazim.
Rezultati final i ndeshjes, 2:2.